Komuna e Gjakovës denoncon MTI-në për shkelje të ligjit

16:32 | 22 Korrik 2015
M. A.

Në adresë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë po drejton ankesa edhe Komuna e Gjakovës. Madje, sipas kësaj të fundit, kjo ministri po e shkel ligjin.

Problemet mes pushtetit lokal dhe MTI-së po vijnë pasi MTI ka shfuqizuar vendimin e komunës së Gjakovës, me të cilin kjo e fundit i kishte ndaluar përkohësisht të ushtrojë veprimtarinë lokalit “Loni’s Pub”, që sipas inspektoratit komunal nuk i plotësonte kushtet minimale teknike, higjiene e sanitare për një veprimtari të tillë.

Pas ankesës së palës në MTI, kjo e fundit shfuqizoj vendimin e komunës së Gjakovës pa i shqyrtuar faktet e komunës duke i lejuar lokalit që gjenden në ish-tregun e bylmetit, të vazhdojë punën.

Sipas Komunës së Gjakovës, MTI është thirrur në një aktvendim që posedon pala mbi plotësimin e kushteve, e që sipas tyre ai nuk qëndron, transmeton kp, pasi që ky biznes është regjistruar në vitin 2010 derisa aktvendimi është lëshuar një vit më parë, që do të thotë ende pa u regjistruar biznesi.

Ligjërisht, kushtet minimale teknike i plotëson vetëm lokali me emërtim “Loni’s, dhe jo ai me shtesën “Loni’s Pub”, pasi që Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë nuk i ka lejuar regjistrimin biznesit me shtesën “Pub”, por vetëm i ka lëshuar çertifikatën e regjistrimit të biznesit me emërtimin “Loni’s”.

Në inspektoratin e komunës së Gjakovës thonë se lokali “Loni’s” fillimisht as nuk kishe kërkuar leje ndërtimi, e as tutje për rinovim(zgjerim)të objektit. Sipas tyre, pasi është kërkuar nga ai që të plotësojë dokumentacionin e nevojshëm, pala ka aplikuar po prap nu k i ka kompletuar të gjitha dokumentet të cilat kërkohen me ligjin mbi ndërtim, dhe nuk ka pas leje të punës.

Inspektorati thotë i ka dhënë edhe një afat të dytë palës, por prap nuk i ka plotësuar dokumentet, kështu në maj të këtij viti lokalit “Loni’s” që gjendet në rrugën “Mazllom Lakuci” në Gjakovë i ndalohet përkohësisht ushtrimi i veprimtarisë.

Por, pronari ka shkuar tutje duke u ankuar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, si organ më i lartë, dhe me 2 korrik të këtij viti,inspektorati i MTI-së, i përcjellë një vendim Komunës së Gjakovës në të cilin thuhet se i është bërë padrejtësi palës, dhe se kjo e fundit posedon me aktvendim. Kështu, shfuqizon vendimin e pushtetit lokal dhe i jep të drejtën lokalit që të vazhdojë punën.

Drejtori i inspektoratit në Komunën e Gjakovës, Mentor Sylmeta, konsideron që vendimi iu është anuluar pa bazë ligjor

Shpërndaje në rrjete sociale