Komuna e Ferizajt ka njoftuar se drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami, bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Alberton Sahiti, sot kanë dalë në terren për të parë nga afër dëmet e shkaktuar nga të reshurat e djeshme të shiut në rajonin e Ferizajt, të cilat u shoqëruan edhe me breshër.
Ata vizituan fermerin Mursel Osmani nga Gaçka e Ferizajt, për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga breshëri, shkruan Arbresh.info.
Sipas njoftimit të komunës së Ferizajt, drejtorët komunalë u shprehën se komuna do të angazhohet për t’i kompensuar dëmet e fermerëve.
“Komuna përmes Komisionit Profesional do të bëjë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri dhe do të angazhohet në kompensimin e tyre për fermerët e dëmtuar në bazë të mundësive buxhetore”, u tha në njoftimin e komunës së Ferizajt./Arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...