Për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut gjatë ditëve të fundit, Komuna e Ferizajit është duke u perballur me nivele të turbiditetit të ujit i cili ka arritur nivele të larta,
Si pasojë, ka pasur bllokime dhe prodhim të kufizuar të ujit, njofton KRU “Bifurkacioni”.
“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të përdorin ujin e pijes në mënyrë të maturuar dhe të jenë të kujdesshëm gjatë kësaj periudhe, pasi kemi vështirësi në trajtimin dhe prodhimin e ujit,” , thuhet në njoftim.
Po ashtu, “Bifurkacioni” njofton qytetarët se kjo situatë mund të shkaktojë mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona të qytetit.
“Kemi një situatë të rënduar për shkak të reshjeve të shiut dhe niveli i turbiditetit të ujit është rritur ndjeshëm, duke bllokuar kapacitetin e ujëmbledhësit të Lumit të Madh,”, njofton KRU “Bifurkacioni”./Arbresh.info/
Lëndimi i Medon Berishës nuk është shumë serioz, mësohet kur...
Zelensky njofton: Ukraina heq dorë nga anëtarësimi në NATO
“Mjera ti me kë je merr, coftinë” – Fjolla dhe Edi debatojnë...
Ballkani në margjina, Ballkani në qendër: Si e sheh SHBA-ja ...
Berisha paralajmëron protesta masive: Më 22 dhjetor nisim be...
Ish-hulumtuesja e Hagës: Specialja nuk duhej të ishte bërë r...