Drejtoria komunale e infrastrukturës në Ferizaj, është në vlugun e realizimit të shumë projekteve kapitale që janë për këtë vit.
Sipas drejtorit të kësaj drejtorie Gafurr Ilazit, kjo drejtori ka pasur bllokim të mjeteve në vlerë 5 milionë euro, ndërkaq deri më tash janë shfrytëzuar mbi 1 milionë euro, qe i bie se 35 për qind e buxhetit të kësaj drejtorie ka shkuar në investime kapitale.
Drejtori Ilazi, ka thënë se gjatë këtij vitit pritet të përfundojë edhe asfaltimi i rrugës “Rexhep Bislimi”, ku tashmë është bërë edhe nënshkrimi i aneks kontratës.
U bë e ditur se drejtoria e Infrastrukturës në Ferizajt, gjatë këtij viti ka pranuar edhe rreth 69 kërkesa ku disa prej tyre janë shqyrtuar por ka edhe të tjera që pritet të shqyrtohen.
1 muaj paraburgim për djalin që dyshohet se goditi me sëpatë...
Tentohet të vidhet Posta Shqiptare në Shkodër
Guardiola: Haaland është sulmuesi më i mirë në botë
Tragjedi në kantonin e Argau, 18-vjeçari ngjitet mbi tren, v...
Prezantohet raporti vjetor i Policisë Rajonale në Gjilan: Rë...
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenl...