Komuna e Ferizajt iu ka bërë thirrje organeve hetimore dhe të ndjekjes që t’i gjejnë shkaktarët e djegies së gjimnazit të parë të qytetit dhe “t’i bëjnë publikë për qytetarët”.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, Komuna tha të martën se do ta mbrojë këtë objekt pasi përfaqëson vlera të trashëgimisë kulturore dhe do t’ia ofrojë qytetarëve pas restaurimit.
“Do ta mbrojmë objektin e ish Gjimnazit në Ferizaj, shkaktarët e zjarrit të hetohen nga organet e sigurisë dhe drejtësisë. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, objekti i ish Gjimnazit të Vjetër në Ferizaj, u përfshi nga zjarr masiv, duke shkaktuar dëme të mëdha në gjithë objektin, objekt ky që përfaqëson vlerë të trashëgimisë kulturore e që së fundmi, pikërisht dje më 13.03.2023, nga ana e operatorit ekonomik të kontraktuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nisën ndërhyrjet e para për renovimin e tërësishëm të objektit”, thuhet në reagim.
“Gjimnazi i Vjetër” u dogj në orët e para të së martës dhe ky objekt është nën mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...