Nxënësit me nevoja të veçanta në Ferizaj nga sot do ta kenë më lehtë përcjelljen e mësimit online, pasi janë pajisur me tabletë e laptopë.
Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu tha se sot ka dhuruar pajisjet për disa nga nxënësit me nevoja të veçanta, ndërsa dhjetëra të tjerë do t’i marrin përmes shoqatave e organizatave të personave me nevoja të veçanta.
“Ne përzgjodhëm aty ku kërkonte më së shumti nevoja, që familjet me fëmijë me nevoja të veçanta ta kenë më të përballueshme punën me mësimet online të fëmijëve të tyre. Faleminderit donatorëve, kompanive “Ecolog” – Lazim Destani për tabletët dhe Elkos Group për laptopët”, ka shkruar Aliu në Facebook.
Gjesti del sot para gjykatës
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
E premtja me diell dhe temperatura deri në 19°C
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...