Komuna e Drenasit u ndan 213 studentëve bursa

21:36 | 16 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Komuna e Drenasit ka vazhduar traditën nga viti i shkuar për t’u dhënë studentëve bursa.

Të gjithë ata që kanë plotësuar kushtet kanë arritur numrin në 213, 161 i kanë marrë ditë më parë, 25 sot dhe 27 do të jepen në vitin që vjen, njofton i pari i komunës Ramiz Lladrovci, shkruan portali arbresh.info

“Sot, jam shumë krenar e faqebardhë, para studentëve të komunës tonë dhe familjeve të tyre, që edhe sivjet, si në vitin e shkuar, të japim bursa për të gjithë studentët që i kanë plotësuar kriteret. Të gjithë studentët që i kanë plotësuar kriteret për bursë, me kënaqësi i njoftoj qytetarët e komunës së Drenasit se 213 studentë i fitojnë ato, 161 janë dhënë ditë më parë, 25 sot, ndërsa 27 bursa do të jepen me fillimin e vitit fiskal 2021”, shkruan Lladrovci në platformën Facebook./arbresh.info/

Sot, jam shumë krenar e faqebardhë, para studentëve të komunës tonë dhe familjeve të tyre, që edhe sivjet, si në vitin e…

Posted by Ramiz Lladrovci on Wednesday, 16 December 2020

Shpërndaje në rrjete sociale