Rritja e numrit të ministrive është parë si opsioni i vetëm që mund të garantojë arritje të koalicionit në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës
Rrjedhimisht, edhe në ofertën e fundit që ka publikuar LV-ja e që Albin Kurti ia ka propozuar Isa Mustafës bëhet e ditur se me marrëveshjen e re (në rast se e njëjta pranohet), Lidhja Demokratike do të ketë një qeveri më shumë në qeverinë Kurti, kjo për tu barazuar me postin e kryeparlamentarit.
Kjo ministri, sipas deklaratës që ka bërë edhe nënkryetari i LV-së, Besnik Bislimi do t’i shkojë shtesë LDK-së nga njëra prej ministrive më të mëdha që ka LV-ja.
“E shtojmë numrin e ministrive në qeveri, nga 12 në 14 sosh, me ç’rast Lëvizja VETËVENDOSJE! i ka 5 ministri kurse Lidhja Demokratike e Kosovës i ka 6 ministri. Ministria shtesë për LDK vjen si pjesë e njërës prej ministrive më të mëdha që ka LVV. 3 ministri i kanë pakicat, siç edhe parashihet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Vlen dakordimi i mëhershëm që zëvendëskryeministri i parë i takon LDK-së, ndërkaq zëvendëskryeministri i dytë LVV-së.. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndahet, ashtu që Kultura dhe Rinia i bashkangjiten Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ndërsa Sporti i bashkangjitet Ministrisë së Shëndetësisë. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal janë dy nga tri ministritë që u jipen pakicave. Ministria e tretë është ajo për Komunitete”, ka deklaruar Bislimi.
Momentalisht sipas zgjedhjeve që janë bërë deri më tani nga liderët, LV e Albin Kurtit ka dy ministri në të cilën janë të përfshira disa dikastere.
Ato janë Ministria e Zhvillimit Ekonomik që ka të përfshirë Ministrinë e Tregtisë, Industrisë, Inovacionit dhe për Punë, e që është ministria më e madhe që ka partia e Kurtit.
Përveç kësaj, edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme sipas dakordimit ishte paraparë që të përfshihen Ministria e Integrimeve dhe e Diasporës. LDK do të duhet të zgjedhë në mes të këtyre dikasterev.
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...