Kompanitë Regjionale të largimit dhe grumbullimit te Mbeturinave në nivel te Kosovës si: KRM”Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, KRM “Ambienti”, Sh.A-Pejë, KRM “Çabrati”, Sh.A-Gjakovë, KRM “Uniteti”, Sh.A-Mitrovicë, “Ekoregjioni”, Sh.A-Prizren, dhe KRM “Pastërtia”, Sh.A-Ferizaj do të mbajnë një protestë paqësore lidhur me mos përfshirjen e këtyre kompanive në Pakon Emergjente të Qeverisë së Republikës se Kosovës.
Kjo protestë do të mbahet si shenjë pakënaqësie ne lidhje me Vendimet e Qeverisë se Republikës se Kosovës në mos përfshirjen e punëtorëve te kompanive te grumbullimit dhe largimit te mbeturinave ne nivel te Kosovës në Pakon Emergjente Financiare.
“Duke ditur se këta punëtorë kanë kontakt te vazhdueshëm me rrezikun e infektimit te virusit Covid 19 prandaj nuk e meritojnë te anashkalohen nga Qeveria e Kosovës. Protesta do të mbahet me dt. 08.05.2020 në orën 11-12 e cila do të jetë e përfaqësuar nga Kryeshefat e Kompanive Regjionale dhe dhe ekipa prej 30 punëtorëve dhe 6 (gjashtë) Kamionë të largimit dhe grumbullimit te mbeturinave”, thuhet në komunikatën e përbashkët për media.
Koalicioni Përparim Rama-PDK, Abdixhiku: Kam komunikuar me B...
Abdixhiku: Nuk e kam problem Vjosa Osmani t’i prijë listës, ...
Besnik Berisha zgjidhet kryetar i KPM-së
Abdixhiku: Nuk ka pasur kushte nga Vjosa Osmani për listën e...
Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osma...
MINTI intensifikon kontrollet në tregun e produkteve të qumë...