Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” SH.A, njofton klientët që që do të bëjë procedimin e borxheve në procedurën përmbarimore tek Përmbaruesve Privat që nga sot me dt. 10.12.2024.
Në njoftim thuhet se “procedimi i borxheve do të bëhet për gjithë qytetarët, klientët e bizneseve dhe institucioneve përfshirë edhe institucionet publike të cilat kanë borxhe për faturat e mbeturinave ndaj kompanisë sonë”.
“Afati kohor i përmbushjes së obligimeve të klientëve për pagesë të faturës së mbeturinave është nga sot me dt. 10 Dhjetor 2024 deri me dt. 17 Dhjetor 2024 ora 16:00”, thuhet në njoftim.
Kompania “Pastrimi”, SH.A njëkohësisht njofton që për lehtësim të klientëve ofron mundësinë e marrëveshjes për riprogramim të borxheve.
“Ju bëjmë thirrje gjithë klientëve të Kompanisë “Pastrimi”, SH.A që të përmbushin obligimet e tyre që kanë ndaj kompanisë sonë sepse në rast të mos-pagesës së obligimeve (borxheve), ju njoftojmë që borxhet e pa paguara pas datës 17 Dhjetor 2024 do të procedohen tek Përmbaruesit Privat”, bëhet e ditur në njoftim./Arbresh.info/
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...