Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, priti sot në takim përfaqësuesit e biznesit gjerman “MUNDA, MENTOR UND AUNDE”, të sapo regjistruar pranë Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë, si biznes i ri “Munda Kosova”, Peter Bolten, pronar i Aunde, Ëildo Ëeyer, pronar i Mentor, Kai Mauxel, drejtor i Munda-së, dhe Kushtrim Grainca, menaxher i Industrisë Inxhinjerike.
Kompania “Munda” merret me zhvillimin dhe prodhimin e tapicerive dhe tekstileve për industrinë e automobileve.
Investimi i kompanisë “Munda” në Kosovë përveç 200 vendeve të reja të punës pritet të sjellë edhe përvoja në fushën e tekstileve teknike me njohuritë e teknologjisë së ndriçimit të bazuar në LED.
Një teknologji e re kjo që krijon mundësi krejtësisht inovative.
Ministrja Hajdari i njoftoi përfaqësuesit e “Munda” për lehtësirat që i kanë ndërmarrë përmes plotësimit të legjislacionit që ndihmon qasjen e investitorëve në Kosovë.
Ndërsa përfaqësuesit e “Munda” u shprehën të kënaqur dhe njoftuan se gjatë viteve në vijim planifikojnë të zgjerojnë biznesin edhe më shumë me produkte tjera dhe të krijojnë partneritete me bizneset dhe ndërmarrësit vendorë të cilat do të kontribuojnë në transformimin e industrisë së Kosovës./arbresh.info/
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo