Forca e Sigurisë së Kosovës, ka bërë të ditur se Kompania e Materieve të Rrezikshme përfundoi trajnimin për pajisjet e pastrimit të ujit të kontaminuar.
Sipas njoftimit, pajisja për pastrimin e ujit (WTC-3000 GT) është e dizajnuar për trajtim dhe shpërndarje të ujit në rast të kontaminimit të tij nga ndonjë fatkeqësi natyrore ose njerëzore, me ç’rast uji kontaminohet dhe nuk është i sigurt për përdorim.
Kjo pajisje ka kapacitet të bëjë trajtimin e ujit deri në 3 mijë litra në orë.
“WTC-3000 GT funksionon duke aplikuar presion të lartë mbi ujin e kontaminuar, i cili kalon nëpër membrana selektive përmes procesit të osmozës reverse. Këto membrana lejojnë vetëm molekulat e ujit të depërtojnë, ndërsa bllokojnë kripërat, metalet dhe ndotësit e tjerë, duke siguruar prodhim të ujit të pastër dhe të sigurt”, bën të ditur FSK-ja./Arbresh.info
Bashkëshortja e Adem Mikullovcit po e udhëheq seancën inaugu...
Rama shkon në komunë, e pret betimi për mandatin e dytë
Pacienti largohet nga Enti Special në Shtime
Terrasi në Prishtinë, BE-ja riafirmon angazhimin ndaj Kosovë...
Zelensky përjashton mundësinë e lëshimeve territoriale
Liga e Kampionëve rikthehet me disa duele të zjarrta