Mbi 50 mijë euro nga buxheti i shëndetësisë publike do t’i shkojnë në llogari kompanisë që dy vjet më parë dyshohej se kishte prodhuar jashtëligjshëm gazin mjekësor. Dyshimet e hetuesisë ishin që gazi mjekësor, me të cilin kompania “Bubeari Comerc” e pati furnizuar QKUK-në, ishte shkaktar i vdekjes së katër pacientëve në shtatorin e vitit 2017, në QKUK. Pronari i kompanisë, Naser Guri, ishte arrestuar.
Inspektorati Shëndetësor me asistencën e Policisë së Kosovës e pati inspektuar këtë kompani. Raporti i tyre pati konstatuar se kjo kompani ilegalisht ka prodhuar gazin mjekësor, gaz i cili është përdorur në spitalet e Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Atëkohë QKUK-ja pati marrë vendim që t’ia shkëpuste kontratën kësaj kompanie. Përderisa hetimet janë duke vazhduar për këtë rast një institucion publik që funksionon në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë sërish i ka dhënë tender kësaj kompanie, sërish për gaz mjekësor.
Me datën 5 korrik, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka publikuar njoftimin për nënshkrim të kontratës me kompaninë “Bubeari Comerc”. Vlera e këtij tenderi sipas njoftimit për kontratë është 52 mijë euro./KOHA
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...