Kompania Deva Tours: Me trishtim dhe dhimbje të madhe po e përjetojmë çdo sekondë

15:30 | 26 Korrik 2021

Kompania Deva Tours ka reaguar edhe njëherë pas aksidentit të trafikut që ndodhi dje në Kroaci, ku 10 persona mbetën të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të lënduar.

Në një postim në Facebook nga kjo kompani, kanë shkruar se me trishtim dhe dhimbje të madhe po e përjetojnë çdo sekond të tragjedisë së djeshme “e cila do të na përcjellë gjatë gjithë jetës”.

Postimi i plotë:
Të dashur familjarë dhe të afërm të pasagjerëve, vëllezër dhe motra,
Me trishtim dhe dhimbje të madhe po e përjetojmë qdo sekond të tragjedisë së djeshme e cila do të na përcjellë gjatë gjithë jetës! Është e vështirë të gjinden mendimet dhe fjalët racionale për t’a përshkruar peshën e dhimbjes që secili nga ne po e bart mbi supe. Bashkendjejmë sot me secilin prej jush me ndjenjat më të sinqerta të dhembshurisë pasi që ata ishin edhe vëllezërit dhe motrat tona me të cilët kemi bashkëudhëtuar shumë herë.
Si gjithmonë, jemi përpjekur të jemi maksimalisht në krye të detyrës dhe shërbimit sa më të mirë për bashkatdhetarët tonë. Por, fatkeqësisht kjo tragjedi na preu rrugen dhe na mori me vete më të dashurit, dhe poashtu edhe kolegun tonë shembullor Naserin i cili la gjurmë të pashlyeshme në kujtesën tonë si njeri i mire, puntor i zellshëm dhe i kompletuar.
Pranoni edhe një herë ngushllimet tona më të sinqerta!
Duke ju faleminderuar organeve të shtetit Kroat dhe Kosovar për gatishmërinë e treguar, mbesim të hapur dhe me besimin e plotë që do të zbardhet çdo rrethanë rreth kësaj ngjarje.
Me mendje, zemer dhe lutje do të jemi qdo moment me të lënduarit të cilëve ju dëshirojmë shërim sa më të shpejtë dhe t’i kthehen familjeve të tyre.
Prane jush me dhimbje te madhe,
Deva Tours

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara