Nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut thonë se finalja e dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli duhet të jetë një marrëveshje përmes së cilës Serbia e njeh Kosovën në kufijtë ekzistues.
Në një komunikatë për media i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian për të rifilluar dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë në kornizën origjinale për normalizim të plotë të raporteve dhe për njohjen e sovranitetit të Kosovës nga Serbia në kufijtë ekzistues.
“Të gjitha përpjekjet që synojnë ndarjen duhet të refuzohen me vendosmëri. BE’ja duhet gjithashtu të monitorojë implementimin e marrëveshje ekzistuese të arritura në Bruksel dhe gjithashtu të kushtëzojë mbështetjen për Serbinë dhe Kosovën bazuar në progresin që është bërë”, thuhet në qëndrimin e Komitetit të Helsinikit.
Sipas Komitetit të Helsinkit ideja për ndarjen e Kosovës duhet të denoncohet si e papranueshme në çdo nivel dhe forum të Bashkimit Evropian dhe në nivelin e qeverive individuale evropiane.
Avancimi i një ideje të tillë nga Komiteti i Helsinkit shihet si kërcënim për stabilitetin, paqen në rajon.
“Do të ishte precedent i rrezikshëm për të gjithë Evropën”, thuhet në komunikatë.
Gjithashtu rikujtohet fakti se Serbia s’është dorëzuar asnjëherë sa i përket synimit për ndarje të Kosovës.
“Për një gjë të tillë ka mbështetjen e fortë të Rusisë. Pozicioni i Shteteve të Bashkuara nuk është i qartë. Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi bashkë në mënyrë kategorike kanë refuzuar çfarëdo ndryshimi të kufijve, përderisa një ide e tillë është kërcënim për integritetin e tyre territorial”, thuhet tutje.
Ky është raporti i plotë: statement_kosovo
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës