Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim udhëheqësen e Komitetit Amerikano-Hebraik, Avital Leibovich, ish-nënkolonele e forcave rezervë të shtetit të Izraelit.
Leibovich e ka uruar kryeministrin Kurti, për siç ka thënë ajo, fitoren mbresëlënëse në zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit, si ndryshimi i shumëkërkuar nga qytetarët.
Kryeministri Kurti e ka njoftuar Leibovich me planet dhe programin qeveritar, që janë të përqëndruara në punësim dhe në drejtësi.
Leibovich tha se për zhvillim ekonomik dhe tërheqje të investimeve nevojitet mërgatë e konsoliduar dhe e bashkuar. Ajo premtoi angazhim për të lobuar te kompani të ndryshme izraelite, që do të mund të orientonin investimet e tyre në Kosovë.
Avital Leibovich është nderuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, me medaljen “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.
Ajo është gruaja e parë nga Lindja e Mesme që ka marrë këtë çmim prestigjioz shqiptar. Kjo medalje u jepet njerëzve që kanë kontribuar në sigurinë, zhvillimin dhe përparimin e Shqipërisë./arbresh.info/
KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...