Komisioni Shtetëror i Maturës e ka vlerësuar të suksesshëm mbajtjen e Provimit të Maturës Shtetërore 2020, i cili këtë vit është organizuar për mbi 26 mijë maturantë në rrethana të pandemisë COVID-19.
Sipas KShM, raportet e para nga komunat, respektivisht nga të 184 qendrat ku është organizuar Testi, tregojnë se gjithçka ka shkuar sipas planifikimit të mbajtjes së testit në rrethana pandemie.

KShM ka konstatuar se tentimet për kopjim dhe shpërndarje të testit nëpër rrjetet sociale, këtë vit kanë qenë dukshëm më të vogla se në vitet e kaluara, ndërsa nuk është paraqitur ndonjë vështirësi, e cila do ta dëmtonte procesin.
KShM falënderon në radhë të parë nxënësit, të cilët i kanë respektuar masat e rekomanduara nga institucionet kompetente të shëndetësisë, e po ashtu edhe të gjithë personelin e angazhuar për mbarëvajtjen e këtij procesi.
Komisioni Shtetëror i Maturës falënderon po ashtu mediat, të cilat i kanë kontribuar këtij procesi, duke i informuar saktë nxënësit, pjesëmarrësit në proces dhe të gjithë qytetarët e Kosovës./arbresh.info/
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...