Komisioni për Sëmundje Infektive ka sjellë vendim që t’i rekomandojë Qeverisë masa të reja për hyrje në Maqedoninë e Veriut.
Komisioni njofton se do t’i dorëzojë propozim Qeverisë që për qytetarët e Kosovës, Serbisë, Bosnjës dhe Malit të Zi, të vendoset masa e testit PCR për hyrje në vend.
“Komisioni për Sëmundje Infektive mbajti mbledhje këtë mëngjes në të cilin vendosi që nga nesër të paraqesë një propozim për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që për qytetarët e Serbisë, Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi të jetë i detyrueshëm testi negativ PCR, jo më i vjetër se 72 orë, gjatë hyrjes në vend”, përcjell telegrafi maqedoni.
“Rekomandimi i Komisionit është bërë pas rishikimit të situatës aktuale epidemiologjike në vendet e përmendura dhe në përputhje me informacionin e marrë nga autoritetet mjekësore në këto vende. Këtë rekomandim Komisioni do ta dorëzojë në Qeveri, për procedurë të mëtejme”, thonë nga Komisioni.
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin