Komisioni për Punë të Jashtme në BE kërkon njohjen e Kosovës nga pesëshja mosnjohëse

13:26 | 26 Prill 2023
A Z

Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian u kanë bërë thirrje ta njohin Kosovën vendeve  që nuk e kanë njohur akoma Kosovën.

Kjo kërkesë u bë në raportin e eurodeputetëve për Kosovën.

“Anëtarët u bëjnë thirrje vendeve anëtare në BE që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet sovran, veçanërisht Spanjën, Sllovakinë, Qipron, Rumaninë dhe Greqinë, që ta bëjnë këtë pa vonesa të mëtejshme”, thuhet në raport./Arbresh.info/