Tri projektligjet për FSK-në po shqyrtohen në Komisionin për Punë të Brendshme.
Me përjashtim të Listës Serbe, anëtarët e këtij komisioni i kanë dhënë dritën e gjelbër procedimit të tri projektligjeve, raporton lajmi.net.
Po ashtu, është marrë vendim që të formohet një grup punues, pjesë e të cilit do të jenë edhe vetë anëtarët e komisionit.
Ndërkohë, pritet të bëhen edhe dy dëgjime publike, njëri në qytetin e Prizrenit me komunitete të ndryshme dhe tjetri në Graçanicë më komunitetin serb.
Kujtojmë se në lexim të parë u miratuan tri projektligjet për kompetencat e FSK-së.
Aty përfshihet edhe projektligji për transformimin e ministrisë së FSK-së në ministri të Mbrojtjes.
Me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri do të rritet edhe numri i pjesëtarëve të kësaj force.
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka treguar se ushtria e Kosovës do t’i ketë 8 000 pjesëtarë, 5 000 pjesëtarë aktivë dhe 3 000 rezervë.
“FSK-ja do të jetë forcë ushtarake shumetnike dhe e armatosur. Forca e Sigurisë së Kosovës do t’i ketë 5 000 pjesëtarë aktivë dhe 3 000 rezervë. Pra, do të ketë rritje qind për qind. Rekrutimi i parë do të jetë në fillim të vitit të ardhshëm. Varësisht prej zhvillimeve do të ketë rritje të forcës”, ka thënë Rama për gazetën “Epoka e re”.
Ai ka treguar, po ashtu, se me miratimin e pakos së projektligjeve për transformimin e FSK-së, misioni i kësaj force ndryshon në mision ushtarak.
Po të hënën edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se me formimin e ushtrisë do të shtohet nevoja për rekrutimin e pjesëtarëve të rinj në këtë forcë.
Ballkani transferon sulmuesin Ebrima Gaye
Universiteti i Prishtinës, përsëri lider i universiteteve sh...
FC Ferizaj huazon sulmuesin Ade Oguns nga klubi i njohur bel...
Nga Shqipëria ikën mbi 18 mijë të rinj brenda një viti
Kurti takon nxënësit nga Prishtina dhe Ulqini: Arsimi dhe di...
Masakër në një fshat në Nigeri, të paktën 162 të vrarë