Sot është konstituuar Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri dhe Investime Strategjike, i cili do të udhëhiqet nga ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala. Nënkryetare e parë e komisionit do të jetë deputetja e LDK-së, Dorentinë Maloku-Kastrati, ndërsa nënkryetari i dytë do të jetë Zoran Mojsiloviq nga grupi parlamentar i Listës Serbe.
Anëtarët e komisionit do të jenë nga Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, Hekuran Murati, Elbert Krasniqi, nga LDK-ja deputetja Valentina Bunjaku-Rexhepi, nga PDK-ja, Ferat Shala, Memli Krasniqi, nga AAK-ja Pal Lekaj dhe nga Grupi 6 +, Adem Hodza.
Kryetari i këtij komisioni, Endrit Shala ka treguar fushë-veprimtarinë e këtij komisioni.
“Komisioni në kuadër të fushëveprimit dhe përgjegjësive do të shqyrtojë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me fushën e energjisë, minierave, sektorit postar, telekomunikacionin, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, ekonomisë dixhitale, tregtisë, industrisë, truizmit, mbrojtës së konsumatorit, naftës, mallrave strategjike, zonave ekonomik, pronësisë industriale, ndërmarrësisë, marrëdhënies së punës, punësimit, sigurisë dhe shëndetit në punë. Po ashtu, dialogut social, sektorit privat, investimeve të huaja dhe investimeve strategjike, si dhe monitorimin e ndërmarrjeve publike”, ka thënë Shala.
Sipas tij, fushëveprimi i këtij komisioni përfshinë edhe shqyrtimin e projektligjeve të fushëveorimtarisë së tij. Gjithashtu, komisioni ka vendosur që çdo të martë të mbajë mbledhje në orën 11:00.
Kurti thotë se bashkëshortja e William Walkerit është shtrir...
Kryeministri i Grenlandës iu bashkohet protestave kundër tar...
Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë
Protesta në Tiranë përpara kryeministrisë, tensione mes prot...
Reagojnë “Plisat” pas dorëheqjes së Bekë Berishës
Mbahet akademia “Flaka e Janarit”/ Kurti: Duhet të përkujtoj...