Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti ka pranuar letër nga Presidenti i Komisionit të Venedikut për pranueshmërinë e kërkesës për opinion për Projektligjin për tubimet publike, raporton arbresh.info.
Me këtë ligj rregullohet e drejta për tubime publike, e drejta e fjalës së lirë në tubime publike, protesta, manifestime publike, koha dhe mënyra e lajmërimit apo ndalimit të tubimeve publike, si dhe detyrat dhe përgjegjësitë e organizatorëve.
Duke vlerësuar se liria e tubimeve publike është një nga të drejtat themelore të njeriut, sipas konventave ndërkombëtare, por edhe në legjislacionin vendor në fuqi, kryeministri e ka vlerësuar nevojën e opinionit nga Komisioni i Venedikut për këtë projektligj.
Zyra e Kryeministrit, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës do të formojnë grup punues për adresimin e të gjitha rekomandimeve të Komisionit të Venedikut, me qëllim që Projektligji për tubimet publike të jetë në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira ndërkombëtare në këtë fushë. /arbresh.info/
Kishte fshehur 1.2 kilogramë kokainë në jastëk, në pranga 32...
Dy ushtarakët shqiptarë fitojnë konkursin e Gardës Kombëtare...
Sllovakia mbyll të gjitha pikat kufitare me Ukrainën për shk...
Finlandezët nuk u përgjigjen mediave serbe në Eurovision, në...
Aro Muric pranë La Ligës? Klubi spanjoll futet fuqishëm në g...
KQZ: 23 subjekte dorëzojnë listat, 4 parti mbesin jashtë afa...