Rëndësia e përshpejtimit të procesit të funksionalizmit të Fondit Sovran, u theksua nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në hapje të takimit të Komisionit Ekzekutiv për Fondin Sovran.
Në këtë takim, të tretin me radhë të Komisionit Ekzekutiv për Fondin Sovran u diskutuan dhe miratuan hapat e radhës për funksionalizimin e këtij Fondi, shkruan arbresh.info.
U diskutua për funksionalizimin e grupit punues që do jetë përgjegjës për hartimin e projektligjit për Fondin Sovran.
Nisur nga propozimi që derivon nga Koncept Dokumenti i miratuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës, u miratua vendimi për emërimin e znj.Rrezarta Pllana, Koordinatore për funksionalizimin e Fondit Sovran.
Koordinatorja do të jetë përgjegjëse për strukturimin e ndërmarrjeve publike, si dhe propozimin për themelimin e grupit të ekspertëve, që do bëhen pjesë e grupit punues për hartimin e Ligjit për Fondin Sovran.
Në takim morën pjesë Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi./arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...