Biznesmeni kosovar, Remzi Ejupi, ka porositur krerët e shtetit të Republikës së Kosovës, që në takimin që do të kenë me 3 dhjetor me komisionerin e BE-së, Johanes Hahn, t’i kërkojnë që Serbia të zhbllokojë hapësirën ajrore.
“Nesër në Prishtinë do të vjen komisionari i BE-së, Johanes Hahn. Ai gjatë takimeve që do të ketë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, në tavolinë do të shtroj katër çështje, e ku njërën nga to unë e kam ngritur tash e një kohë të gjatë te institucionet Evropiane, por edhe ato kosovare, bëhet fjalë për bllokadën ajrore që Serbia ia ka bërë Kosovës tash e 20 vjet”, ka thënë Ejupi.
Ai ka thënë se si pasojë e kësaj bllokade Kosova ka humbur shumë kohë dhe para.
“Si pasojë e kësaj bllokade qytetarët që kanë shfrytëzuar trafikun ajror kanë humbur shumë para por edhe kohë. Hapja e hapësirës ajrore të Serbisë për avionët që të fluturojnë nga Kosova dhe anasjelltas, do ta ulë çmimin e biletave, por edhe do ta shkurtojë kohën e fluturimit për rreth 30 minuta”, ka shtuar Ejupi.
“Unë shpresoj se brenda një kohe të shkurtë avionët do të fluturojnë në vijën ajrore të ndaluar për rreth dy dekada. Ndihem shumë i lumtur që më në fund arritëm ti bindim të gjithë se kishim të drejtë”, ka përfunduar Remzi Ejupi.
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...