Komandanti i zjarrfikësve në Prishtinë, Gashi: Kolegët dhanë maksimumin dhe arritën ta shuajnë zjarrin me sukses

20:46 | 27 Qershor 2026
E H

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi, ka bërë të ditur se ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar me sukses në shuarjen e një zjarri që ka përfshirë kulmin e një ndërtese në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Sipas tij, ndërhyrja është realizuar me profesionalizëm dhe përkushtim, duke arritur lokalizimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Gashi ka falënderuar të gjitha ekipet mbështetëse që morën pjesë në operacion, përfshirë shërbimet emergjente dhe institucionet komunale, si DSE, Policinë, ekipet mjekësore urgjente, Komunën e Lipjanit dhe KRU Prishtina.

Ai ka vlerësuar edhe angazhimin e zjarrfikësve, duke theksuar se ata kanë dhënë maksimumin në menaxhimin e situatës dhe kanë arritur ta shuajnë zjarrin me sukses, duke shprehur mirënjohje për profesionalizmin, guximin dhe përkushtimin e treguar në terren.

Shpërndaje në rrjete sociale