Komandanti i Ushtrisë Serbe, Milan Mojsilovic ka folur për incidentet e majit dhe sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Ai ka pyetur se kush mund të garantojë që nuk do të ketë incidente në të ardhmen, derisa “s’ka opsione në kuptimin politik që garantojnë siguri dhe stabilitet“.
Ai është ankuar edhe për numrin e madh të forcave policore të Republikës së Kosovës në pjesën veriore të Republikës së Kosovës duke thënë se Policia e Kosovës ka zënë 24 pozicione.
Gjithashtu Mojsilovic ka thënë se edhe KFOR ka shtuar praninë jo vetëm në Veri por në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
“Aktualisht kemi një numër të tepruar dhe angazhim të tepruar të forcave policore në veri, fjalë për fjalë janë 24 pozita të zëna nga forcat policore të Kosovës, qofshin ato njësi speciale apo intervenuese. Po ashtu, dua të shtoj se KFOR-i ka shtuar praninë e tij jo vetëm në të gjithë territorin, por edhe në veri të Kosovës” ka thënë Mojsiloviq për “Tv Prva”.
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...