Komandanti i Forcave të përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiral James Foggo, gjatë takimit të enjtën me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kossnet, konfirmoi mbështetjen për Forcën e Sigurisë së Kosovës, njoftoi ambasada amerikane në Kosovë.
“Ambasadori Kosnet u takua me komandantin e forcave të përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralin James Foggo. Admirali konfirmoi mbështetjen e SHBA-së për FSK-në” thuhet në njoftimin e postuar në Facebook nga ana e ambasadës.
Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur veprimin e Prishtinës për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, përmes miratimin të ligjeve më 14 dhjetor.
Kundër transformimit të FSK-së, ishte deklaruar sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ndërkaq Serbia pati thirrur mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit./REL
Protestë në Jarinjë, QKMK paralajmëron për bllokimin e një p...
Moti sot në Shqipëri
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...