Komandanti i misionit paqeruajtës të KFOR-it, gjeneralmajori Özkan Ulutaş, ka pritur sot në Prishtinë shefin e Shtabit të Përgjithshëm dhe komandantin e Ushtrisë Kombëtare të Republikës së Moldavisë, Gjeneral Brigade Vitalie Micov.
Të dy komandantët diskutuan mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe mbi angazhimet e përditshme të KFOR-it në terren.
Gjenerali Ulutaş vlerësoi kontributin e vazhdueshëm të Moldavisë në kuadër të misionit, duke theksuar profesionalizmin dhe përkushtimin e personelit moldav në operacionet paqeruajtëse.
KFOR-i, si misioni më i madh i sigurisë në vend, vazhdon të zbatojë mandatin e tij në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke garantuar një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në Kosovë. Misioni operon në bashkërendim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në kuadër të roleve të tyre si institucione reaguese të sigurisë.
Takimi u zhvillua në Shtabin e KFOR-it, në Kampin Film City./Arbresh.info
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...