Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas, ka vizituar sot shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviq, në Beograd.
Në njoftim thuhet se ata gjatë takimit ata kanë shkëmbyer mendime për situatën e sigurisë në Kosovë dhe janë dakorduar për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë.
“Gjeneralmajor Ulutas ripohoi se KFOR-i mbetet i fokusuar në zbatimin e mandatit të OKB-së – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. Ky është çelësi për stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake
“LVV më bëri lojë pas shpine”, Osmani tregon pse...
Aksident fatal në Tiranë, 31-vjeçari me motor përplas për vd...
Gjykata dërgon në paraburgim dy mjekët e arrestuar për ryshf...
Kurti pret nesër në takim Komisioneren, Marta Kos
Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë