Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, sot u takua me një delegacion të Kongresit të SHBA-së, të kryesuar nga kongresisti Michael Turner, në selinë e KFOR-it në Camp Film City, Prishtinë.
Turner shoqërohej me të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipati.
“Gjeneralmajor Ulutaş bëri një përditësim mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, si dhe mbi përpjekjet e KFOR-it. Ai theksoi përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të kontribuar në një siguri të qëndrueshme në gjithë Kosovën. Ai gjithashtu vlerësoi kontributet e gjata dhe të vazhdueshme të SHBA-së për misionin e KFOR-it dhe stabilitetin rajonal”, njofton KFOR.
KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij, për të kontribuar në një ambient të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe me paanshmëri.
KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë.
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...
KFOR-i stërvitet për beteja të afërme