Komandanti i KFOR-it takohet me Sveçlën, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë

18:49 | 19 Janar 2026
E.H

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Özkan Ulutaş, është takuar sot me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në Camp Film City në Prishtinë.

Gjatë takimit, Ulutaş dhe Sveçla kanë shkëmbyer pikëpamje lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe mbi përmirësimin e mëtejmë të komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimit të KFOR-it, Ulutaş ka theksuar përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të vazhduar kontributin në ruajtjen e sigurisë në të gjithë Kosovën dhe në rajonin më të gjerë.

KFOR ka ritheksuar se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë.

Po ashtu, është theksuar se KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në kuadër të roleve të tyre si reagues të sigurisë.

Shpërndaje në rrjete sociale