Komandanti i misionit KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, u takua me shefin e misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), gjeneralmajor Giovanni Pietro Barbano, në shtabin e KFOR-it, në Camp Film City, në Prishtinë.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se ata ndanë pikëpamjet e tyre për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në Kosovë dhe mbarë rajonin.
“Ata ndanë për bashkëpunimin e ndërsjellë, për përpjekjet e përditshme të KFOR-it nën mandatin e tij të OKB-së dhe për mbështetjen e palëkundur të KFOR-it për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, thuhet në njoftimin e KFOR-it. /Klankosova.tv
Moti sot në Kosovë
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin