Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani, priti sot në selinë e KFOR-it në Prishtinë përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë, Peter Sorensen.
Siç njofton KFOR, ata diskutuan pikëpamjet mbi tema të ndryshme, duke përfshirë sigurinë e qëndrueshme anembanë Kosovës, situatën e stabilitetit rajonal dhe përpjekjet e KFOR-it në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
“Gjeneralmajor Enrico Barduani theksoi angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të mbështetur të gjitha përpjekjet e Bashkësisë Ndërkombëtare, në dobi të sigurisë së qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe stabilitetit rajonal. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Policia gjen granata dore dhe uniforma të Policisë së Kosovë...
Avokati Mishetiq: Prokuroria po mundohet t’i largojë provat ...
Naim Murseli kërkon të kontaktojë me fëmijët, kjo është përg...
Zyrtare/ Hamdi Namani transferohet tek Gjilani në formë huaz...
Nis seanca për vrasjen e Liridonës, Plava dhe Kokalla largoh...
Britania e Madhe dyfishon trupat në Norvegji për t’iu kundër...