Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ozkan Ulutash, ka thënë se ngjarjet në Kosovë të vitit të kaluar kanë ndikuar negativisht në situatën e sigurisë në rajon.
Ulutash ka theksuar se NATO-ja dërgoi 1 mijë trupa shtesë në Kosovë pas këtyre tensioneve.
Duke folur për batalionin turk, Ulutash ka thënë se ushtarët turq që kanë ardhur në kuadër të forcave shtesë, janë duke thënë kontribut në mënyrë profesionale dhe që do të bëjë ndryshimin.
“Siç e dini, batalioni ynë i komandove nga Türkiye po shërben aktualisht në zonën operacionale si njësi rezervë. Në rastin e batalionit tonë turk, ushtarët tanë po japin një kontribut që do të bëjë ndryshimin këtu në një mënyrë profesionale, shumë të trajnuar, si dhe instalimet dhe pajisjet e tyre gjithashtu na japin besim në këtë kuptim”, ka deklaruar gjeneralmajor Ulutash para gazetarëve, në një aktivitet të organizuar nga KFOR-i turk./rtk
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...