Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka folur për dy urat e reja që institucionet e Kosovës kanë filluar ndërtimin e tyre mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Barduani në një intervistë për mediumin në gjuhën serbe “Kosovo Online” ka thënë se ndërtimi i urave është jashtë kompetencave të KFOR-it, por se edhe për to e mbështesin që të veprohet në bazë të dialogut në Bruksel.
Në këtë kontekst, ai shtoi se KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën, mban qëndrimin e duhur në mënyrë që të reagojë shpejt dhe me vendosmëri ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë në zonë
“Më lejoni të theksoj se, sigurisht, ky projekt infrastrukturor dhe ndërtimi i vazhdueshëm i këtyre dy urave të reja janë jashtë kompetencës së KFOR-it. Por në këtë drejtim, edhe një herë, duhet të theksoj se KFOR-i dhe NATO-ja në përgjithësi e mbështesin fuqimisht dialogun e udhëhequr nga BE-ja edhe për këtë çështje. Dhe për këtë çështje, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka qenë shumë i qartë. Duke thënë këtë, e përsëris se roli i KFOR-it është të kontribuojë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt në Kosovë, si dhe në veri të Mitrovicës, ku, siç thashë, KFOR-i mban një prani të përhershme dhe të dukshme jo vetëm në urë, por edhe me patrullime të rregullta në qytet dhe rrethinat e tij. Në këtë kontekst, KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën, mban qëndrimin e duhur në mënyrë që të reagojë shpejt dhe me vendosmëri ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë në zonë, me një qëllim në mendje, mirëqenien e të gjithë njerëzve që jetojnë atje”, ka thënë Barduani.
ZRrE shtyn afatin për aplikimet, për tarifat e energjisë ven...
Franca i kundërpërgjigjet shefit të NATO-s për fuqinë mbrojt...
‘Shuplakë’ e fortë për Man United, ylli i skuadr...
Armët që siguroi Serbia në fshehtësi
Agim Veliu: Dega e LDK-së në Podujevë ndodhet në krizë, pesë...
Përmbytjet në Kosovë po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, IHM...