Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në takim Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneral major Stephen Osborn, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë, në kuadër të vizitës së Guvernatorës së Iowa-s.
Sipas njoftimit të FSK-së, gjenerali Jashari e falënderoi gjeneralin Osborn për vizitën dhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që nga marrja e detyrës si Komandant i Gardës Kombëtare të Iowa-s.
“Gjatë takimit gjeneralët diskutuan për bashkëpunimin e ndërsjellë në ‘Defender Europe 23’, bashkëpunimin në fusha tjera dhe thellimin e bashkëpunimit mes GK Iowa dhe FSK-së, ku edhe u pajtuan që të fillohet me planifikim për Planin Dinamik GK Iowa-FSK 2024-2025”, thuhet në njoftim.
Gjatë qëndrimit të tij në FSK, gjenerali Osborn ka vizituar Regjimentin e Parë të Komandës së Forcës Tokësore ku u njoftua më në detaje me misionin, detyrat, pajisjet e R1K dhe u diskutua më gjerësisht rreth angazhimeve të regjimentit e me fokus gjatë ushtrimit fushor “Defender Europe 23”./Arbresh.info/
Haxhiu priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Ame...
Selimi i emocionuar: Nuk e di kur do të kthehem – por për Ko...
Rexhep Selimi: Të qenit bashkëluftëtar me Adem Jasharin, nde...
Selimi: Historia e Kosovës nuk rishkruhet, aq më tepër në nj...
Haxhiu takohet me kryetarët e komisioneve parlamentare
Hashim Thaçi: Pushtetin në Kosovë e kam marrë me fitore në z...