Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant, Bekim Jashari ka pritur në takim zëvendëskomandantin e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, gjenerallejtënant Andrew Rohling.
Përmes një postimi në Facebook, të dy gjeneralët jjanë dakordduar për intensfikimim të bashkëpunimit dhe konkretizim të projekteve, të cilat sipas tyre, kanë për qëllim zhvillimin profesional dhe taktik të FSK-së, shkruan Arbresh.info.
“Fillimisht, gjeneral Jashari i ka uruar mirëseardhje gjeneralit amerikan me ç‘rast e ka njoftuar më të arriturat e deritanishme të FSK-së, si dhe fokusin e zhvillimit për vitet në vijim.”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
“Gjeneral Jashari, ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e deritanishëm mes FSK dhe Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, duke e falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme, si në fushën e trajnimeve, po ashtu në projekte të ndryshme infrastrukturore. Të dy Gjeneralët u dakorduan për intensifikim të bashkëpunimit dhe konkretizim të projekteve, të cilat kanë për qëllim zhvillimin profesional dhe taktik të FSK-së.”, thuhet tutje.
Ndër të tjera, gjenerali amerikan potencoi që Komanda e Ushtrisë Amerikane për Europë dhe Afrikë do të vazhdojë të jetë përkrahës i FSK-së, në ngritjen e kapaciteteve ushtarake dhe ndërveprueshmërisë me forcat amerikane./Arbresh.info.
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje
Siri, nis gjyqi i parë kundër Assad dhe aleatëve të tij