Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot ekipin e ISG-së nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët po qëndrojnë në Kosovë për vizitën e rregullt lidhur me ushtrimin në tavolinë (Top Table Exercise – TTX) në fushën e logjistikës.
Gjatë takimit, gjenerallejtënant Jashari uroi mirëseardhje ekipit amerikan dhe i informoi ata për zhvillimet dhe të arriturat e fundit të FSK-së, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të ISG-së në të gjitha fushat e zhvillimit të forcës.
Sipas njoftimit, në takim u diskutua mbështetja e ISG-së për realizimin e TTXLOG, si dhe rëndësia e këtij ushtrimi për ngritjen e kapaciteteve logjistike të FSK-së. “Logjistika mbetet një nga fushat kyçe për zhvillimin e FSK-së dhe do të trajtohet si prioritet,” theksoi komandanti Jashari, duke shtuar se rezultatet e ushtrimit do të analizohen dhe zbatohen në të gjitha nivelet.
Ekipi i ISG-së ka rol këshillues në zbatimin e procedurave logjistike sipas standardeve më të larta profesionale dhe ka kontribuar ndër vite në ndërtimin dhe tranzicionin e FSK-së, konform standardeve të ushtrive të NATO-s./Arbresh.info/
Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në jug të Shqi...
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...