Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovë, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me ftesë të Komandantit të Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM), Gjeneral Christopher G. Cavoli, qëndroi për vizitë zyrtare në Komandën e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë (USAREUR-AF) në Wiesbaden, Gjermani.
Sipas njoftimit për media thuhet se në vijim të vizitës, Gjeneral Jashari mori pjesë në ceremoninë e pranim/dorëzimit të detyrës së Komandantit të Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, Gjeneral Darryl A. Williams, i cili ia dorëzoi detyrën Gjeneralit Christopher T. Donahue, përcjell Arbresh.info.
“Gjeneral Jashari falënderoi Gjeneralin Williams për mbështetjen e vazhdueshme për Forcën e Sigurisë së Kosovë dhe zhvillimin e saj. Të dy gjeneralët u pajtuan që marrëdheniet bilaterale ushtarake mes Kosovës dhe SHBA-ve janë çdoherë e më të forta. Gjeneral Jashari gjithashtu pati një takim njoftues me Gjeneral Donahue dhe e uroi atë për marrjen e detyrës si Komandant i Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë. Gjeneralët u pajtuan që bashkëpunimi bilateral të vazhdojë tutje përmes stërvitjeve, trajnimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta bilaterale”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se bashkëpunimi ushtarak dhe rritja e ndëveprueshmërisë mes FSK-së dhe Ushtrisë Amerikane për Evropë mbetet prioritet i komandantit të FSK-së në linjë me zhvillimin dhe modernizimin e Forcës./Arbresh.info
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...