Në kuadër të vizitës zyrtare në ShBA, Komandanti i FSK-së ishte i ftuar në organizimin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Ajova, ShBA.
Me këtë rast takoi Sekretarin e Shtetit z. Paul Pate, kryetarët e qyteteve të Johnson dhe Norwalk, si dhe zyrtarë të ndryshëm të shtetit të Ajovës.
“Gjeneral Jashari vlerësoi lartë bashkëpunimin dhe partneritetin, si dhe i falënderoi zyrtarët shtetëror për mbështetjen e pakursyer që po vazhdojnë të ofrojnë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.Gjithashtu, në kuadër të agjendës zyrtare KOMFSK vizitoi edhe shtëpinë e veteranëve të ushtrisë së SHBA-ve për këtë shtet”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Gjatë kësaj vizite, GLT Jashari u njoftua nga stafi i këtij institucioni me aktivitetet, procedurat dhe rolin e rëndësishëm në mbështetje të veteranëve.
Në fund të vizitës, GLT Jashari shprehu mirënjohje për të gjithë veteranët e ushtrisë së SHBA-së, të cilët kanë kontribuar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë nëpër botë, në veçanti atyre që kanë shërbyer në Kosovë.
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dron...
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...