Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama në emër të presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar shefin e Shtabit të Forcave Ajrore të SHBA-ve, gjeneralin David Goldfein me dekoratën “Urdhri i Lirisë”.
Gjeneral Rama me këtë rast, në emër të popullit të Kosovës dhe pjesëtarëve të FSK-së, ka falënderuar gjeneralin Goldfein për sakrificën e tij në mbrojtje të vlerave demokratike dhe humane gjatë luftës së fundit në Kosovë, duke shtuar se populli i Kosovës do t’i jetë mirënjohës përgjithmonë popullit dhe Ushtrisë Amerikane.
Komandanti i FSK-së dhe gjenerali Goldfein biseduan për nevojën e bashkëpunimit në të ardhmen, krijimin e mundësive për pjesëmarrje të kadetëve të FSK-së në Akademinë e Forcave Ajrore Amerikane, trajnime kibernetike si dhe për fusha tjera me rëndësi për FSK- në.
Gjeneralit David Goldfein, shef i Shtabit të Forcave Ajrore pati marrë pjesë në bombardimet e NATO-s gjatë luftës në Kosovë dhe i pati mbijetuar rrëzimit të aeroplanit luftarak i cili ishte goditur nga Ushtria e ish-Jugosllavisë( Federata Serbi-Mali i Zi) gjatë fushatës së NATO-s në vitin 1999.
Në takimin e komandantit të FSK-së me shefin e Shtabit të Forcave Ajrore të SHBA-ve ishin edhe komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral Timothy Orr, atasheu amerikan i Mbrojtjes në Kosovë, koloneli Jeffry Fischer dhe atasheu i Kosovës në Uashington, kolonel Ilir Qeriqi.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...