Kuvendi i Kosovës nuk do të mund të mblidhet të paktën edhe këtë muaj duke lënë pezull formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të shkurtit.
Për shkak të kërkesës së Listës Serbe që pretendon se i takon asaj pozita e nënkryetarit të Kuvendit për komunitetin serb, Gjykata Kushtetuese vendosi masë të përkohshme deri më 30 shtator.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do t’i dorëzojë komentet e saj në Kushtetuese në lidhje me këtë çështje gjatë ditës së martë.
“Qëndrimi i Presidentes gjithnjë ka qenë se askush nuk duhet ta ketë të drejtën t’i bllokojë institucionet, e rrjedhimisht shtetin. Ashtu siç parashihet në Kushtetutë, realizimi i të drejtave të komuniteteve është i pandashëm nga detyrimi për t’i respektuar ligjet e Republikës së Kosovës dhe për të mos i cenuar të drejtat e të tjerëve”, Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidentes.
Monitoruesit e punës së Kuvendit nuk besojnë se Kushtetuesja do të rikthejë seancën konstituive në pikën zero.
Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve shqiptarë ka qenë në pajtueshmëri me praktikat, ndërsa shkelje ka vetëm tek zgjedhja e nënkryetarëve nga komunitetet pakicë ku mund t’ju kërkohet deputetëve të votojnë në pako për të dy nënkryetarët.
“Antikushtetuese dhe gabim mbi procedurat e zgjedhjes është vetëm tek zgjedhja prej zonjës Emilja Rexhepi e tutje për arsye se nënkryatërët [shqiptarë] janë votuar pako dhe është votuar ashtu siç e rregullon praktika, po ashtu edhe kryetari është votuar në mënyrë të rregullt por problemi është vetëm tek nënkryetarët e komuniteteve”, u shpreh Melos Kolshi, Instituti i Kosovës për Drejtësi, shkruan A2 CNN.
Njohësit thonë se praktikat dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese janë shumë të qarta duke shtuar se problemi është politik dhe jo ligjor e kushtetues.Sipas tyre, devijimet nga praktikat e mëhershme janë kundërkushtetuese.
“Problemi aktual i Kuvendit ose i moskontiuuimit të Kuvendit të Republikës nuk është një problem kushtetues e ligjor por është një problem politik e që vjen si rrjedhojë e mungesës së vullnetit të subjekteve politike, me theks të veçantë të subjektit më të madh politik që ka dal fitues në zgjedhjet e fundit që ta konstituuojë Kuvendin dhe që të gjejë një zgjidhje apo një kompromis me partitë e tjera fillimisht që mandej ai kompromis të pasojë me zgjidhje”, tha Kolshi.
Seanca konstituuive e Kuvendit ka nisur më 15 prill por pa mundur të përfundojë. Gjatë kësaj kohe ka pasur dy masa pezullimi dhe dy afate të përcaktuara kohore për përfundimin e seancës që nuk janë respektuar nga deputetët e Kuvendit.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...