Në kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë, në pikëkalimin kufitar Merdare janë zgjatur kolonat e automobilave të shtunën me emigrantë kryesisht shqiptarë.
Qytetari, Arben Gjinaj, i ndodhur edhe vetë në këtë kolonë, thotë se pritjet po zgjasin tash më shumë se 2-3 orë ndërsa kolonat janë të gjata mbi 3 kilometra, raporton albinfo.
“Jemi këtu mbi 3 orë duke pritur në radhë. Kolona e automjeteve që presin për të hyrë në Serbi tashmë është e gjatë saqë nuk duket fare kufiri“, tha Arben Gjinaj
Gjinaj tha se faji qëndron edhe te pala serbe për pritjet e gjata që po shkaktohen në pikëkalimin kufitar Merdare.
Ardian Krasniqi, rreth moshës 30 vjeçare, ishte ardhur në Kosovë bashkë me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij për te kremtuar festën e Pashkëve, por kjo pritje atij po i krijon neveri.
“I patëm një javë pushim dhe deshëm të vijmë për ta festuar bashkë me familje në Kosovë. Ne për të mbërritur në Zvicër i bëjmë mbi 20 orë, ndërsa tash 4-5 orë na duhet me prit në kufi. Kjo po na dëshpëron dhe shumë të afërm të mijë nuk dëshirojnë të vijnë vetëm shkaku i pritjeve në kufi. Asgjë nuk po na bën rruga 2 mijë kilometra çka po na bëjnë këto pritjet në kufi”, tha Krasniqi.
Ndërkohe ka po ashtu mosmarrëveshje mes mërgimtareve të cilët disa prej tyre mundohen për arsye të ndryshme të afrohen sa me afër kufirit dhe mos të presin ne radhë.
Pritjet e gjata të qytetarëve të Kosovës në kufirin Kosovë – Serbi ndodhin çdo vit gjatë sezonit të verës por edhe për festa.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...