Një kolonë e gjatë automjetesh, prej rreth dy kilometrash, është regjistruar paraditën e sotme në pikën kufitare Kosovë – Shqipëri, në Morinë.
Qytetarë të shumtë nga Kosova kanë mësyrë Shqipërinë këtë fundjavë.
Si pasojë e kësaj dyndjeje në pikën kufitare në Morinë është krijuar një kolonë e madhe automjetesh, që po presin ta kalojnë kufirin, raporton Telegrafi.
Të përkujtojmë se të shtunën e javës që shkoi, pika e kalimit kufitar në Morinë për disa orë qëndroi e mbyllur, për shkak të protestës së organizuar te tuneli i Kalimashit, që kundërshtonin tarifat e larta të taksës për Rrugën e Kombit. /Telegrafi/


Irani paralajmëron anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Horm...
Parashikimi i motit për nesër
Chelsea pritet t’i largojë shtatë lojtarë në verë
Vdesin 6 anëtarë të forcave amerikane pas sulmeve nga Irani
Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...
Avionët amerikanë largohen nga Spanja pasi ndaluan objektet ...