Kollqaku rendit dështimet e MPMS dhe MSH: Lajmi i vetëm i mirë rrëzimi i Qeverisë

13:35 | 8 Gusht 2019

Lëvizja Vetëvendosje përmes një konferencë ka radhitur disa nga premtimet e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe asaj të  Shëndetësisë e sipas tyre nuk janë realizuar gjatë 2 viteve të Qeverisës.

Deputetja e VV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollqaku ka thënë se punëtorëve dhe pacientëve kjo Qeveri u ka sjellë vetëm dëme, shkruan arbresh.info

“Bilanci i punës së një Qeverie bëhet nga këndvështrimi i qytetarëve, nëse i ka sjelle ndryshim cilësor në mirëqenien  e tyre por lirisht mund të themi se situata e punëtorëve dhe pacientëve në Kosovë prej disa vitësh është duke u rënduar.  Ministra e Punës  dhe Mirëqenës Sociale dhe Ministria e Shëndetësisë në këto dy vite qeverisje është si 20 vitet e pasluftës  por me dëm të madh ngase padrejtësia te punëtorët dhe pacientet kanë mbërritur kulim”, ka thënë ajo.

Kollqaku ka renditur disa premtime të MPMS dhe MSH e të cilat sipas saj kanë dështuar.

“Premtuan se do të rrisin pagën minimale dhe dështuan, premtuan se do të bëjën Ligjin e Ri të Punës dhe dështuan sipas tyre më të mirë e as nuk e hartuan si të tillë e as ta finalizonin, premtuan se do të rrisnin punësimin me programet e Ministrisë së Punës, dështuan, Vitin që lamë ishin 17 mijë vende punë më  pak në Kosovë, premtua se do të bënin ligjin e veçantë për pushime të lehonisë, premtuan e do të marrin masa për sigurinë dhe shëndetin e punëtoreve në punë, Inspektorati është shumë larg standardeve, nuk ka ditë që nuk njoftohemi për lëndim apo vdekje të punëtorëve në vendin e punës, premtuan reform të sistemit pensional mirëpo dështuan, buxhetim të qëndrueshëm të strehimoreve për gra këtu dështuan dhe mashtruan, shtesat për fëmijë”, ka shtuar ajo.

Deputetja ka përmendur edhe rastin e punëtoreve në vetëshërbim.

“Sot një grua që punon në sektorin  e vet shërbimit paguhet me 190 euro, nuk i lejohet të ulët, nuk i ka dy ditë në javë pushim  dhe turri i pasdites janë sipas dikatatit të menaxherit”, ka shtuar ai.

Ndërsa për punën provuese, Kollqaku ka thënë se zgjat deri në 3 vite.

“Nuk ka punë provuese , nuk ka punë që i duhet provë më shumë se 1 deri 3 muaj, ka të rinjtë që po i bëjnë 3 vite pune dhe ende nuk kanë kontrata pune”, ka thënë Kollqaku.

“Qeveria shkoi pa i përmbush zotimet kryesore, lajmi i vetëm i mirë është që Qeveria është rrëzimi i saj dhe së shpejti do ta kemi datën e zgjedhjeve”, ka përfunduar Kollqaku./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara