Në një sulm tragjik në veri të Kosovës, mbeti i vrarë sot pjesëtari i policisë së Kosovës
Afrim Bunjaku.
Se di ndodhi sulmi makabër ka shkruar Fahri Shala, kolegu i të ndjerit.
Ai tha se ata janë sulmuarnë mënyrë tinëzare nga grupet kriminale.
“Vrasja e tij është një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe komunitetin në përgjithësi. Ne shprehim solidaritetin tonë me familjen e tij dhe ndjenjat tona më të ngrohta të ngushëllimeve. Ne besojmë në drejtësi dhe shpresojmë që ata përgjegjës për këtë akt të tmerrshëm do të gjenden dhe do të përballojnë ligjin”, ka shkruar ai.
Tutje ai shkruan se kujtimi për Rreshtet Afrim Bunjaku do të jetë burim i inspirimit për të gjithë ne.
“Kujtimi i kolegut tim Rreshter Afrim Bunjaku do të vazhdojë të jetë burim inspirimi për të gjithë ne që ndjejmë përgjegjësinë për të vazhduar detyrën tonë zyrtare me integritet dhe përkushtim”, shkroi Shala./Arbresh.info/
Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...