Deputeti i LDK-së, Anton Quni, i ka dalë në mbështetje bashkëpartiakut të tij, Armend Zemaj, pas incidentit të ditës së djeshme, kur Zemaj u përfshi në një përplasje fizike me një qytetar.
Quni e përshkroi Zemajn si një person të pathyeshëm para kërcënimeve, që vepron me urtësi dhe paqe, dhe vlerësoi sjelljen e tij profesionale dhe frymën bashkëpunuese.
Në postimin e tij, Quni shkruan:
Jam shumë me fat që kam bashkëpunëtor si Armend Zemaj!
Në punën tonë të përditshme, Armendi shquhet për qasjen e tij paqësore dhe gjithmonë bashkëpunuese. Është vërtet fisnik në sjellje, një person i urtë që di të dëgjojë dhe të ofrojë zgjidhje me maturi. Kontributi i tij, përveç profesionalizmit, sjell një frymë pozitive dhe qetësie në ekip.
Me urtësi dhe paqe ai menaxhon situatat më sfiduese. Karakteri i tij fisnik dhe fryma bashkëpunuese e bëjnë atë një anëtar të çmuar të ekipit.
Përkushtimi dhe sjellja e tij pozitive ndikojnë drejtpërdrejt në suksesin e përbashkët.
Në një botë ku shumë lëkunden nga frika, Armendi qëndron si një mur, i pathyeshëm para kërcënimeve. Ai na kujton se guximi i vërtetë nuk është mungesa e frikës, por aftësia për të vepruar me dinjitet pavarësisht saj.
Nuk ka shantazh, as frikësim që e bën Armendin të kthejë kokën pas.
Për të, parimet, drejtësia dhe e vërteta janë më të shtrenjta se siguria personale.
Armend, Ti na tregon se të kesh kurajo do të thotë të jetosh sipas bindjeve tua, pa lejuar kërcënimet të shkruajnë fatin tënd./Arbresh.info
Moti këtë fundjavë
Akt i guximshëm: Sasa publikon fotot ku tregohet trupi i saj...
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirë...
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...