Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë vazhduar seancën, në të cilën po debatohet për përmbajtjen e Propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, ka komentuar marrëveshjen e arritur në Bruksel mes Kurtit e Vuçiq.
Jahja e ka vlerësuar marrëveshjen, duke e quajtur planin shumë të rëndësishëm dhe vijimësi në negociatat me serbët.
Ndërsa emisarin amerikan Gabriel Escobar, Jahja e ka cilësuar një engjëll përfaqësues të Amerikës, kurse planin franko-gjerman, një dritë në tunel.
“Engjulli, Escobar, përfaqësuesi amerikan e ka përcjellë situatën, ma merr mendja që s’do të jetë diçka e keqe. Do të përfundojë në mënyrën që do të duhet të përfundojë,”- është shprehur deputeti Kokaj.
Ai ka thënë se duhet të organizohemi të gjithë, për t’i thënë Serbisë jo, ndërsa ka shtuar se Evropa e sheh që ne e meritojmë lirinë.
Kokaj ka folur edhe për gjuhën e trupit të kryeministrit Kurti.
Sipas Kokajt, gjuha trupore dhe intelektuale e Kurtit, është për t’u lakmuar.
“Gjuha e tij trupore, gjuha intelektuale me të vërtetë është për t’u lakmuar. Pse s’po e pranoni, tek e fundit vëlla i yni është. Vuçiqi dul i kërrusur, mezi fliste”, tha Kokaj./arbresh.info/
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...
Ardit Tahiri prezantohet tek Kolos Kovalinka