Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sot ka hapur fushatën e tij “Koha për Prishtinën”. Ngjarja ka nisur nga or 19:00 në Sheshin “Skënderbeu”, ku u mblodhën qytetarë nga të gjitha lagjet e kryeqytetit.
Në këtë tubim, Ismaili do të shpalosë programin e tij zgjedhor dhe pesë zgjidhjet kryesore për një Prishtinë funksionale dhe të jetueshme, duke prezantuar gjithashtu edhe ekipin e asambleistëve me të cilët synon të qeverisë kryeqytetin në katër vitet e ardhshme.
Ai ka paralajmëruar se për secilën lagje të Prishtinës do të ketë plane dhe buxhet të dedikuar, të cilat do t’u përgjigjen drejtpërdrejt problemeve specifike të banorëve.
Presidenti i Shqipërisë kalon nëpër Kosovë, policia paralajm...
Policia ndalon katër persona për kalim të paligjshëm të kufi...
Zgjedhjet në Kosovë, Hoxha: Urime për pjekurinë demokratike,...
Policia e Kosovës konfiskon marihuanë dhe një kamerë në Priz...
Gjendet pa shenja jete një 86 vjeçar në Gjakovë
BE i jep Ukrainës 2,8 miliardë euro ndihmë të re financiare