Avokati, Arianit Koci ka thënë se deri më sot rreth Demarkacionit kemi pasur kontest me Malin e Zi, shtetin fqinj dhe mik.
Koci ka përmendur anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, duke thënë se tash e tutje rreth Demarkacionit kemi kontekst me NATO-n.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Deri tani, rreth demarkacionit kemi pasur kontest me Malin e Zi, shtetin fqinj dhe mik.
Siç po shihet, Mali i Zi do të anëtarësohet në Nato, edhe pa u ratifikuar demarkacioni nga ana e jonë.
Tash e tutje, kontestin e kemi me shtetin anëtar i Natos.
Realisht, rreth demarkacionit kemi kontest me Naton.
Prej liderëve tanë presim vendime që janë jo të lehta, jo popullore, madje që mund të shkaktojnë shumë dhimbje, por që janë në frymën dhe orientimin e partneritetit strategjik me aleancën veri-atlantike.
Aksident me fatalitet në Baincë të Drenasit, vdes një person
AARC mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut: Mohimi i gju...
Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për k...
Kjo është gruaja nga Gjakova që dyshohet se u vra nga ish-bu...
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane